Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Firmos ne, të gjithë si delet. Firmën ne e lekët ata” – Si ndodhi grabitja në shtëpinë e prindërve të zyrtares së KPP – Dosja
Një grabitje e dhunshme e ndodhur në vitin 2021 në Librazhd është bërë pjesë e dosjes hetimore të SPAK kundër Jonaid Myzyrit, kreut të pezulluar të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), dhe vartëses së tij. Përgjimet telefonike zbulojnë detaje rreth grabitjes dhe implikojnë zyrtaren në afera korruptive. Ngjarja ka ndodhur më 28 maj 2021, në Grorëz të Librazhdit, në shtëpinë e prindërve të zyrtares së KPP, me mbiemrin Skeja. Gjashtë deri në shtatë persona, të veshur si policë dhe të armatosur, hynë me dhunë në shtëpi. Sipas dosjes së SPAK, ata morën peng vëllain e zyrtares, Gëzim Skeja, e dhunuan dhe e kërcënuan. Grabitesit morën një sasi të konsiderueshme parash, rreth 20 milionë lekë të reja. Më pas, ata e morën me vete Gëzim Skejën,...