Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

Arrestimi në malin e Tomorrit/ I kërkuari Dorian Beu, ortak i Gjergj Lucës

Policia arrestoi të hënën në malin e Tomorrit Dorian Beun, 46 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë drejt Italisë. Ai kishte masë sigurie “arrest në burg” të vendosur nga GJKKO dhe ishte një nga 21 të hetuarit në dosjen e trafikut ndërkombëtar. Hetimi i përbashkët mes SPAK dhe Prokurorisë së Bergamos dokumentoi transportin e: 120 kg kokainë, 15 kg heroinë, 129 kg marijuanë, 92 kg hashash, të sekuestruara në disa operacione në Itali. Grupi vepronte kryesisht në Durrës dhe në qytetet italiane Milano, Torino, Bergamo dhe Breshia, duke pasur një aktivitet të vazhdueshëm. Në Shqipëri dhe Itali janë sekuestruar pasuri mbi 1 milion euro, përfshirë apartamente, njësi tregtare dhe anije peshkimi. Sipas SPAK, rrjeti kriminal...