Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Do ta vesh me të bardha”/ Fëmijët në Shqipëri për të përcjellë në banesën e fundit nënën e tyre, 40-vjeçari me jelek antiplumb del para gjykatësve
Mëngjesin e së martës, më 26 gusht, pak para orës 10:00, 40-vjeçari Pandeli Nakoleci i cili pranoi vrasjen e gruas së tij 36-vjeçare, mbërriti në Zyrën e Oficerit Hetues me kokën ulur. Ai nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje të gazetarëve, ndërsa roja i hapi rrugën që të kalonte. Në fakt, për të shmangur linçimin nga turma e zemëruar që ishte mbledhur, 40-vjeçari hyri në gjykatat e Volosit nga dera e pasme, ndërsa mbante veshur edhe një jelek antiplumb. Në të njëjtën kohë, në orën 11:00, do të zhvillohet në Shqipëri funerali i nënës 36-vjeçare që humbi jetën në hyrje të pallatit ku jetonte me 40-vjeçarin në Volos. Vajza e madhe e çiftit “premtoi” se do të vishte një fustan të bardhë në mënyrë që të...