Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VD- Kërcënoi me armë zjarri punonjëset, arrestohet pronari i hotelit në Himarë, e pëson edhe babai i tij
Pamje nga vendngjarja HIMARË- Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kanosje me armë zjarri ndaj punëtorëve të hotelit të tij në Borsh. Blutë bëjnë me dije se 26-vjeçari Emanuel Shkëmbi ka pasur një konflikt verbal me dy punonjëse të hotelit, shtetaset A.O. dhe R.O., nënë e bijë, të cilat i ka kanosur me një armë zjarri tip pistoletë. Lidhur me ngjarjen, është vënë nën hetim edhe babai i tij, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj njërës prej punonjëseve. Gjithashtu procedim penal ka nisur edhe për një person tjetër, i cili ka fshehur armën pas konfliktit. Autoritetet sekuestruan në cilësi të provës materiale, 1 armë zjarri tip Pistoletë, 1 krëhër Pistolete dhe 8 fishek 9mm. Njoftimi: Himarë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm...