Rekord i ri në Mbretërinë e Bashkuar/ Emigrantët ilegalë arrijnë nivele alarmante, shtohen presionet ndaj qeverisë Starmer

Rekord i ri në Mbretërinë e Bashkuar/ Emigrantët ilegalë arrijnë nivele alarmante, shtohen presionet ndaj qeverisë Starmer

Një rekord i ri është shënuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku 28,076 emigrantë kanë kaluar Kanalin me gomone gjatë këtij viti, një rritje prej 46% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të hënën. Ky zhvillim po ushtron presion të shtuar mbi kryeministrin Keir Starmer dhe qeverinë e tij laburiste, përballë një shqetësimi në rritje të opinionit publik lidhur me emigracionin, çështja që aktualisht renditet si prioriteti kryesor për qytetarët britanikë, sipas sondazheve të fundit. Ndërkohë, protestat kundër emigrantëve po vazhdojnë jashtë hoteleve që strehojnë azilkërkues. Rekordi i ri u arrit të dielën, kur 212 emigrantë mbërritën në katër varka të ndryshme në brigjet britanike. Zyra e Brendshme nuk ka dhënë ende një koment mbi këtë situatë. Fundjava...