Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

Kanosi me armë punonjëset e hotelit në Borsh, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Himarës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Emanuel Shkëmbi, i cili ka kanosur me armë nënë e bijë, punonjëse të hotelit të tij në Borsh pas një konflikti verbal mes tyre. Gjithashtu u procedua penalisht edhe babai i tij pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj një tjetër shtetaseje si edhe shtetasi P.B, pasi ka fshehur armën e zjarrit pas konfliktit. “Në datë 25.08.2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë u finalizua me sukses, Operacioni policor i koduar “THE GUNE”, ku u bë e mundur Arrestimi ne Flagrancë i shtetasit Emanuel Shkëmbi. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë konfliktit verbal me punëtorët në hotelin e tij në Borsh, Himarë, shtetaset A.O dhe R.O nënë dhe bijë, i ka kanosur me një armë...