Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump shkarkon guvernatoren e Rezervës Federale! Cook refuzon të largohet: S’kam ndërmend të dorëhiqem
Presidenti Donald Trump deklaroi të hënën se ka shkarkuar guvernatoren e Rezervës Federale (Fed), Lisa Cook, një veprim historik, pasi është hera e parë në 111 vite që një president shkarkon një anëtar të bordit të bankës qendrore amerikane. Lëvizja shënon një përshkallëzim të ndjeshëm të tensioneve midis Trump dhe Fed-it, të cilin ai e ka kritikuar shpesh për mosuljen e mjaftueshme të normave të interesit. Cook është përballur kohët e fundit me akuza për mashtrim hipotekor, të ngritura fillimisht nga drejtori i agjencisë federale të strehimit, Bill Pulte. Departamenti i Drejtësisë ka njoftuar se do të hetojë pretendimet, por ajo nuk është akuzuar për asnjë shkelje deri më tani. Në një deklaratë të publikuar nga avokatët e saj, Cook reagoi:“Presidenti Trump ka pretenduar se...