Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aksident në Bllok gjatë natës, makina përfundon mbi trotuar dhe përplaset me pemën
Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës në zonën e Bllokut në Tiranë. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 – 02:00, ku një automjet tip Mercedes-Benz me ngjyrë të zezë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një pemë buzë trotuarit. Makina ka përfunduar pjesërisht mbi trotuar, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.