Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë, projekti i shton Tiranës hapësira të reja për artet
Punimet po vijojnë në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, projekt që do të ofrojë kushte moderne për aktivitete social-kulturore. Në këtë qendër pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësi për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e tyre artistike. Ministri Blendi Gonxhja u shpreh një ditë më parë për këtë qendër. Sipas tij projekti ndër të tjera parashikon një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri. “Mirëmëngjes nga kantieri i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, që po rilind si një hapësirë moderne pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë! Projekti parashikon një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë, duke i shtuar...