Akademia e Shkencave përkujton Hasan Cekën,  themeluesin e arkeologjisë shqiptare

Akademia e Shkencave përkujton Hasan Cekën, themeluesin e arkeologjisë shqiptare

Akademia e Shkencave kujtoi sot arkeologun Hasan Ceka, në 125-vjetorin e lindjes. Ai njëkohësisht njihet edhe si njeriu që vuri themelet e arkeologjisë shqiptare. Hasan Ceka studioi në Vjenë dhe pas kthimit në Shqipëri, në vitin 1930, punoi në Bibliotekën Kombëtare. Ai krijoi një koleksion arkeologjik, të cilin edhe sot e trashëgon Biblioteka e Institutit të Arkeologjisë. Në të njëjtën kohë përfaqësoj Shqipërinë pranë misioneve të huaja në Apoloni e Butrint. Në vitin 1947 drejtoi ekspeditën e parë arkeologjike në Apoloni si dhe punën për krijimin e Muzeut Arkeologjik Etnografik në Tiranë. Në 1956-të rikthehet në Apoloni dhe do t’i kushtonte qytetit antik tërë veprimtarinë e tij kërkimore e studimore. Prof. Cekës i takon në të njëjtën kohë edhe merita e zbulimit të një kompleksi...