Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

Foto/ Dora e nxirë e Donald Trump bën xhiron e rrjetit, Shtëpia e Bardhë sqaron gjendjen shëndetësore të Presidentit amerikan

Pamje të reja të dorës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shihet një pjesë e mbuluar me grim, janë bërë virale në rrjetet sociale ditët e fundit. Fotot janë realizuar më 22 gusht gjatë një paraqitjeje në Zyrën Ovale, duke nxitur spekulime të shumta mbi arsyet e përdorimit të make up-it. Këtë të hënë, gjatë takimit me Presidentin e Koresë së Jugut Lee Jae Myung, në fotot zyrtare u vu re edhe një mavijosje në dorën e djathtë të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Ky detaj vjen pas deklaratave të muajit korrik, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi se Trump ishte diagnostikuar me insuficiencë kronike venoze, një gjendje e zakonshme që lidhet me qarkullimin e gjakut. Zëdhënësja Karoline Leavitt theksoi më 17 korrik se diagnoza erdhi...