4-vjeçarja u mbyt në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare

4-vjeçarja u mbyt në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me kusht. Prokurori kishte ngritur padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e një të mituri në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi kur 4-vjeçarja u zhduk. Ata u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi. Funerali i vajzës pritet të zhvillohet të martën më 26 gusht  në Loggos, Paxos. Nga informacionet aktuale dyshohen dy skenarë të mundshëm: ose të gjithë anëtarët e familjes po flinin në kohën kur vajza e vogël doli nga shtëpia, ose vetëm babai po pushonte ndërsa nëna po bënte punët e shtëpisë, duke rezultuar në humbjen e vogëlushes. Fëmija, i cili dyshohet se fillimisht...