Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

Parku fotovoltaik i Spitallës, Voltalia gati të nisë ndërtimin, operimi tregtar në janar 2027

Ndërtimi për parkun fotovoltaik të Spitallës pritet që të nisë këtë vit dhe nëse punimet ecin siç duhet vënia në punë dhe testimi pritet të bëhen në gusht-dhjetor të vitit 2026 ndërkohë që operimi tregtar pritet në janar 2027. “Spitalla Solar” e themeluar nga kompania Voltalia si përfaqësuese e saj në Shqipëri, ka njoftuar autoritetet përmes dokumentacionit vendndodhjen e saktë të impiantit dhe detaje të tjera të lidhura me të.“Projekti ndodhet në territorin e Bashkisë Durrës, pranë fshatrave Adriatik, Vrinas (Shënavlash) dhe Spitallë, brenda Njësisë Administrative të Rrashbullit, Njësisë së Administrative (NjA) Nr.6 të qytetit të Durrësit dhe brenda Prefekturës së Durrësit. Vendndodhja e zonës së propozuar për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik në Spitallë është në zonën kadastrale nr. 8517 dhe përfshin një sipërfaqe prej...