Osmani pritet nga presidenti austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë

Osmani pritet nga presidenti austriak: Austria, një nga aleatët tanë më të fortë

Kosova E Hënë, 25 Gusht 2025 21:59 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach. Osmani ka shkruar në Facebook se me presidentin austriak ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës. “Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur. Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook. Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Forumin Evropian Alpbach, u takua edhe me gjeneratën e të rinjve shqiptarë në...