Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet fjalë për dinjitetin njerëzor, deklaron ajo në dokumentarin e ARD-së. “Duhet ta arrij këtë duke respektuar dinjitetin njerëzor,” deklaron Angela Merkeli në fund të intervistës së saj me gazetarin Ingo Zamperoni. “Për mua, është e rëndësishme si e adresoj çështjen.” Kjo tingëllon si një mesazh që ish-kancelarja dëshiron të dërgojë në lidhje me politikën e migrimit të qeverisë së kancelarit Friedrich Merz: për të, dinjiteti njerëzor dhe humanizmi mbeten parimet drejtuese të politikës së migrimit. Pothuajse dhjetë vjet më parë, më 31 gusht 2015, ish-kancelarja Merkel shqiptoi tre fjalët legjendare “Do t’ia dalim mbanëw” pasi hapi kufijtë dhe lejoi qindra mijëra...