Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Një vit burg kush djeg flamurin amerikan! Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar të hënën një urdhër ekzekutiv duke urdhëruar sistemin gjyqësor që t’i ndëshkojë ata që djegin apo përdhosin flamurin amerikan. “Nëse digjni një flamur, ju do të burgoseni për një vit, pa mundësi për të dalë më herët”, ka thënë Trump teksa e ka nënshkruar urdhrin në Zyrën Ovale. Urdhri udhëzon gjyqtarët që t’i ndëshkojnë njerëzit që shkelin ligjet për përdhosjen e flamurit dhe të ngrejnë padi për të sqaruar fushëveprimin e Amendamentit të Parë lidhur me këtë çështje. Ai, gjithashtu, ka kërkuar që shkelësve t’iu pezullohen vizat, lejet e qëndrimit dhe procedurat e naturalizimit. “Flamuri amerikan është simbol i jetës tonë kombëtare, i cili duhet t’i bashkojë dhe përfaqësojë të gjithë amerikanët”, është thënë në urdhër. “Përdhosja është vepër...