“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

“S’ka më para për Ukrainën! Kam folur edhe me Putinin”/ Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 1,279-të, ndërkohë që zhvillimet diplomatike dhe sulmet vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Mediat shkruajnë se Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ka folur përsëri me Vladimir Putinin, duke e përshkruar bisedën si “të mirë”: “Patëm një bisedë të mirë, të gjitha bisedat tona janë të mira.” Trump gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e quajtur: “Një shitës i shkëlqyer: sa herë që largohej nga Shtëpia e Bardhë, merrte me vete miliona dollarë.” Duke folur për ndihmën financiare amerikane, Trump theksoi: “Ne nuk shpenzojmë më asnjë para për Ukrainën. Ne merremi me NATO-n, jo me Ukrainën.” Ai shtoi se SHBA-të do të jenë të pranishme për çështjet e sigurisë, por nuk diskutuan garanci specifike për...