Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Rrëzimi i helikopterit në Britaninë e Madhe/ Ndërrojnë jetë tre persona, një tjetër në gjendje të rëndë! Incidenti gjatë një trajnimi për pilotë
Tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit, që u rrëzua këtë mëngjes në Britaninë e Madhe, humbën jetën. Një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, sipas The Guardian. Incidenti ndodhi rreth orës 09:24 pranë rrugës A3020 Shanklin Road, në Isle of Wight, kur helikopteri që po përdorej për qëllime trajnimi, u pa të rrotullohej në ajër dhe të përplasej në tokë. Pamjet nga vendngjarja treguan pjesë të rrënojave mbi rrugë. Shanklin Road u mbyllu dhe policia u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën. Helikopteri u ngrit në fluturim nga Sandoën Airport dhe qëndroi vetëm shtatë minuta në ajër para se të rrëzohej në një fushë pranë rrugës Shanklin. Top Channel