Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zbardhen detaje nga vrasja e 36-vjeçares në Greqi: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës…
Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën. Krimi ndodhi në shkallët e pallatit, teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa. Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë. Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor. Mësohet se edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare. Kjo e fundit vdiq në krahët e...