Vendimi: Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë

Vendimi: Të certifikohet Lista Srpska për zgjedhjet lokale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili urdhëron KQZ që ta certifikojë partinë politike Lista Srpska për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dy ditë më parë nuk e certifikoi subjektin më të madh të serbëve për zgjedhjet lokale, me arsyetimin e përfaqësuesve të Vetëvendosjes në KQZ, se kandidatët e Srpska janë të përfshirë në strukturat paralele serbe në Kosovë. “90 për qind të personave që janë në listat e kandidatëve të Listës Serbe janë të anëtarësuar në institucione paralele serbe në Kosovë”,  u shpreh një nga anëtarët e Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi. Vendimi që revokoi KQZ Ky arsyetim nuk ishte i mjaftueshëm për PZAP, që urdhëroi KQZ që ta...