Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Për herë të parë në 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB
Ahmed al-Sharaa SIRI-Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa, do të flasë muajin e ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Sharaa do të jetë presidenti i parë sirian që do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme që nga viti i largët, 1967. "Sharaa do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ku do të mbajë një fjalim” – tha zyrtari sirian, duke folur në kushte anonimiteti, raportojnë mediat e huaja. Në janar, administrata e re shpërndau Parlamentin që ishte dominuar nga Partia Baath e al-Assadit. Në mars, al-Sharaa miratoi një Kushtetutë të përkohshme që vendos një periudhë tranzicioni politik prej pesë vjetësh. Në maj të këtij viti, Sharaa u takua në Riad të Arabisë Saudite me presidentin amerikan, Donald...