Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            Rama 4/ Cilin ministër të qeverisë e doni sërish në kabinet?
                            Në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare dhe siç e ka 'tradita', kryeministri Edi Rama formon ekipin që do të drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme. Teksa priten emrat e ministrave të rinj edhe për këtë mandat, hidhni një sy figurave që kanë drejtuar ministritë për mandatin që lamë pas. Nga viti 2013 e deri më sot, në krye të renditjes si ministrat më afatgjatë të kryeministrit Rama qëndrojnë Mirela Kumbaro me më shumë se 9 vite, Ogerta Manastirliu me 8 vite dhe Belinda Balluku me 6 vite. Por a do të jenë sërish pjesë e kabinetit qeveritar?