Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vetoja e presidentit polak kërcënon qasjen e Ukrainës në Starlink
Qasja e Ukrainës në shërbimin e internetit satelitor Starlink, mund të bllokohet për shkak të vetos së presidentit të Polonisë, Karol Nawrocki në një projektligj për ndihmë për refugjatët, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri polak të hënën, teksa konflikti mes Qeverisë dhe kreut të shtetit sa shkon e thellohet. Polonia e paguan shërbimin e Starlinkut për Ukrainën, duke mundësuar shtrirjen e internetit në këtë shtet dhe në zonat ku janë të pociozionuara forcat ushtarake ukrainase, të cilat luftojnë pushtuesit rusë. Presidenti polak, Nawrocki i ka vënë veton projektligjit për vazhdim të ndihmës financiare për refugjatët ukrainas dhe i ka bërë të ditura planet për t’ua kufizuar atyre qasjen në kujdes shëndetësor dhe përfitime për fëmijë. Megjithatë, zëvendëskryeministri polak, Krzystof Gawkowski, ka thënë se legjislacioni përfshin...