Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ushqimet befasuese që përmirësojnë gjumin
Shumica prej nesh e dimë që të fjeturit me barkun plot mund të ndikojë negativisht në gjumë. Ndryshimi i asaj që hamë dhe koha kur e hamë mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së gjumit. Të gjithë jemi zgjuar ndonjëherë në mëngjes të lodhur, pas një vakti të bollshëm dhe të vonshëm në darkë. Energjia shtesë që kërkohet për të tretur një sasi të madhe ushqimi të rëndë mund të prishë gjumin dhe të shkaktojë ndërprerje gjatë natës. Fatmirësisht, ka mënyra për të përmirësuar gjumin përmes dietës – duke shmangur ushqimet dhe pijet që na mbajnë zgjuar, si ato që përmbajnë kafeinë. Por, a mund të ndihmojnë disa ushqime – veçanërisht ato të konsumuara para gjumit – për të rritur më tej cilësinë e...