Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të fuste në Shqipëri makinën e vjedhur në Itali, arrestohet italiani në portin e Durrësit
Një shtetas italian është arrestuar në portin e Durrësit, teksa tentoi të fuste në vendin tonë një makinë të vjedhur në vendin fqinj. “Si rezultat i shtimit të kontrolleve, verifikimeve dhe intervistimeve, në hyrje/dalje të vendit, me objektiva parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit vunë në pranga, në hyrje të Shqipërisë, shtetasin italian G. L., 38 vjeç. Nga verifikimet e kryera rezultoi se automjeti që ky shtetas po tentonte të fuste në Shqipëri, ishte vjedhur në Itali, më datë 25.07.2025”, informon policia. Policia ka sekuestruar automjetin që rezulton i vjedhur një muaj më parë, ndërsa mbi italianin rëndon vepra penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.