Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mister në Itali, i riu gjendet pa jetë para kompjuterit me një maskë kundragazi
Një 27-vjeçar nga Roseto degli Abruzzi, në provincën e Teramos në Itali u gjet i vdekur të dielën vonë në mbrëmje nga prindërit e tij. Ai u gjet para kompjuterit të tij me një maskë kundragazi, përmes së cilës dyshohet se kishte thithur gaz ftohës. Mediat italiane bëjnë të ditur se po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Por autoritetet nuk përjashtojnë hipotezën e një akti të qëllimshëm, ndoshta të lidhur me ndonjë sfidë të rrezikshme në rrjetet sociale, edhe pse deri tani nuk ka prova konkrete që ta mbështesin këtë hipotezë. Punonjësit e urgjencës që mbërritën në vendin e tragjedisë mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e të riut dhe nuk gjetën shenja dhune apo lëndimesh në trupin e tij. Karabinierët e Teramos...