Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Zelensky: Delegacionet amerikane dhe ukrainase do të takohen këtë fundjavë
Një delegacion ukrainas do të zhvillojë një sërë takimesh me aleatët e saj amerikanë këtë fundjavë për të zhvilluar një plan bazë për garancitë e sigurisë. Takimi u njoftua nga presidenti Volodymyr Zelensky, pasi u takua me të dërguarin special të SHBA-së, Keith Kellogg. Në fokus të bisedimeve ishte situata e luftës në Ukrainë. Më herët presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi bisedime me presidentin Vladimir Putin. Takime që u pasuan me një tjetër tryezë, ku këtë herë ishin edhe liderë europiane dhe presidenti Volodymir Zelensky. Fokusi i të cilave ishte arritja e një marrëveshje për paqen.