Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Borxhi i qeverisë dhe bashkive arrin 103 mln euro, ja ministritë dhe qytetet më të shtrenjta
Borxhet e ministrive dhe bashkive janë rritur këtë vit. Deri në muajin qershor të gjitha detyrimet që kishte qeveria dhe njësitë vendore, arritën vlerën e 103 mln eurove dhe në raport me muajin mars, mbi to rëndon edhe një borxh i shtuar prej 5.5 mln eurosh. Problemet me menaxhimin e parave, kryesisht në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore apo ato në fushën e investimeve janë bërë shkas për krijimin e borxheve të reja. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me afro 19 mln euro, ndjekur nga ministria e shëndetësisë dhe institucionet e tjera qendrore. Por, zinxhiri i problemeve është reflektuar edhe tek financat e bashkive në vend. Sipas...