Rama poston artikullin nga “The New York Times” ku e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje

Rama poston artikullin nga “The New York Times” ku e cilëson Shqipërinë si një destinacion turistik në rritje

Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga artikulli që media prestigjoze ”The New York Times” ka shkruar për Shqipërinë. Në këtë artikull vendi ynë cilësohet si një destinacion turistik në rritje. ”Artikulli veçon Parkun Kombëtar të Butrintit, plazhet e Ksamilit dhe qytetet bregdetare si Dhërmiu, Borshi e Saranda si destinacionet me të bukura për pushuesit. Po ashtu, “The New York Times” ndalet edhe në qytete historike si Berati me trashëgiminë e tij mijëravjeçare dhe Gjirokastra si qyteti i gurtë, i mbrojtur nga UNESCO”,-shkruan Rama.