13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

13 mijë të huaj të pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt dhe sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit dhe Aftësive, vitin e shkuar numri i shtetasve të huaj të pajisur me leje pune arriti në gati 13 mijë. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se në vitet paraardhëse. Pjesa më e madhe e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri deri më tani janë nga Turqia, Egjipti, Filipinet, India, Kina apo Ukraina. Po sa kushton një punonjës i huaj? Një punonjës i huaj kushton deri në 3 mijë e 500 euro për ta sjellë në Shqipëri. Përfshirë këtu kostot e transportit, procedurat ligjore dhe akomodimin. Veç atyre që vijnë për të punuar, vitet e fundit po ka një rritje të kërkesës për leje qëndrimi edhe nga ata që...