Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sezoni turistik në Durrës, rezervime deri në fund të tetorit, mungojnë pushuesit nga Kosova
Edhe pse sezoni veror po i afrohet fundit, bregdeti i Durrësit vijon të mbetet i mbushur me pushues. Njësitë akomoduese raportojnë prenotime të plota deri në fund të tetorit, kryesisht nga turistët e huaj, duke konfirmuar kështu zgjatjen e sezonit turistik. Në një intervistë për A2 CNN, përfaqësuesi i një resorti të njohur në qytet, Blerim Norja, bëri një përmbledhje të ecurisë së këtij viti. “Deri tani me rezervimet jemi deri nga fundi i tetorit, kjo tregon qe sezoni është shtyrë me një muaj. Por është vënë re mungesa e turistëve nga Kosova. Ka pasur mungesë deri në 30-40% më pak të turistëve shqipfolës në krahasim me vitin e kaluar”, thotë ai. Zgjatja e sezonit deri në tetor shihet si një mundësi për të forcuar...