SYRI TV/ Elbasan – Fermerët e Selitës në vështirësi, produktet po i shesin nën kostot e prodhimit

SYRI TV/ Elbasan – Fermerët e Selitës në vështirësi, produktet po i shesin nën kostot e prodhimit

Zona e Selitës në Elbasan po shpopullohet me ritme të shpejta, ndërsa shkak për këtë është bërë mungesa e mbështetjes nga shteti. Selita ka një numër të lartë fermerësh, por çmimet e ulëta të produkteve të tyre dhe mungesa e subvencioneve kanë bërë që shumë prej bujqve të braktisin tokën. Në pamundësi për një të ardhme të qëndrueshme, rinia e Selitës ka braktisur fshatin, ndërsa kjo zonë tashmë popullohet kryesisht nga të moshuar. Fermerët e zonës së Selitës në Elbasan, të njohur për prodhimet bujqësore ndër vite, po përballen me vështirësi në shitjen e produkteve të tyre, pasi çmimet e ulëta me të cilat i shesin nuk mbulojnë as kostot. Kjo situatë ka ndikuar në mungesën e sigurisë financiare për ta. Vështirësitë në prodhimin e...