Specialisti i dehur i Ministrisë së Brendshme i merr jetën dy motrave në Delvinë

Specialisti i dehur i Ministrisë së Brendshme i merr jetën dy motrave në Delvinë

Pakujdesia e një shoferi të dehur ka tronditur mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Delvinë–Sarandë, duke i marrë jetën dy motrave të reja Elvisa dhe Rozina Dhimaku, respektivisht 22 dhe 20 vjeçe, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, 24 vjeçe, ndodhet e plagosur rëndë në spital nën kujdesin e mjekëve. Përballë tyre, në korsinë e gabuar dhe krejtësisht jashtë kontrollit për shkak të alkoolit të konsumuar, drejtonte një fuoristradë tip “Audi” 23-vjeçari Kevi Norra, banues në Fier dhe me detyrë specialist pranë Ministrisë së Brendshme, i cili pas përplasjes frontale u arrestua në vendngjarje nga policia. Kevin Norra Testet e alkoolit e nxorrën atë me 1.52 dhe 1.42 mg/l, shifra shumë të larta që dëshmojnë për gjendjen e tij në timon, ndërsa akuzat që e...