Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shembja e objekteve të paligjshme s’do të ndalet”, Rama: Paketë masash për tkurrjen e këtij fenomeni
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka njoftuar ditën e sotme se puna për shembjen e objekteve pa leje, nuk do të ndalet. Shefi i qeverisë paralajmëron paketë të re masash për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës në nivele të ndryshme. Rama ka ndarë gjithashtu pamjet nga prishja e një objekti në Kepin e Rodonit. Rama: Shembja e objekteve të paligjshme, e cila ka nisur kudo, nuk është një aksion, po një proces që jo vetëm s’do të ndalet deri në eliminimin e këtij fenomeni, por edhe do të shoqërohet ditët në vijim me paketën e re të masave për tkurrjen e këtij fenomeni, duke rritur forcën goditëse të ligjit mbi fajtorët dhe personat përgjegjës të...