Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata e Sarandës vendos ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin turk

Aksidentoi rëndë një 29-vjeçar në Ksamil, gjykata e Sarandës vendos ‘detyrim paraqitje’ për shtetasin turk

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes së kaluar në Ksamil, ku një automjet tip Nissan me targa italiane AB590NA përplasi një këmbësor në afërsi të zonës turistike. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00, kur 30-vjeçari turk, Demir Tunahan, duke drejtuar mjetin e tij në një nga rrugicat e bregdetit, përplasi rëndë 29-vjeçarin Mario Selishta, me origjinë nga Dibra dhe banues prej vitesh në Itali. Si pasojë e përplasjes, Selishta mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua menjëherë drejt spitalit të Sarandës, për t’u dërguar më pas në një qendër spitalore me specializim më të lartë. Autori i aksidentit, shtetasi turk, u arrestua në flagrancë nga Policia e Sarandës. LEXO EDHE: EMRI/ Makina i pret rrugën motorrit në Ksamil, plagoset rëndë 29-vjeçari, niset drejt Spitalit...