3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

3 milionë euro për roje private, AKSHI rrit masat e sigurisë pas zhdukjes së bujshme të Daniel Shimës?

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka shpallur sot një tenderi gjigant për shërbimin e ruajtjes fizike të ambienteve të saj në Tiranë, në një kohë kur institucioni është në qendër të vëmendjes pas lajmit për zhdukjen e ish-nëndrejtorit Daniel Shima. Sipas dokumenteve, objekti i kontratës është sigurimi me roje private në 16 vendroje, për një periudhë dyvjeçare. Fondi limit i shpallur është rreth 3 milionë euro me TVSH, me kursin aktual të këmbimit. Llogaritjet tregojnë se për gjithë periudhën 24-mujore, një vendroje do të kushtojë mesatarisht 17.8 milionë lekë, ndërsa pagesa mujore për çdo roje arrin në rreth 741 mijë lekë. AKSHI prej kohësh njihet për shpenzimet e mëdha në fushën e teknologjisë së informacionit, si dhe për praktikat ku kompani të caktuara kanë...