Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbyllen homazhet, gazetari Artur Zheji përcillet për në banesën e fundit
Rreth 2 orë e gjysmë zgjatën homazhet për gazetarin Artur Zheji, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur për shkak të një arresti kardiak.Familjarë, miq e bashkëpunëtorë i dhanë lamtumirën e fundit në Universitetin e Arteve të Bukura. Gazetari dhe publicisti, i dalluar për mprehtësinë e fjalës dhe thellësinë e mendimit, ndërroi jetë befasisht nga një arrest kardiak ditën e shtunë, në Sarandë, ku po festonte ditëlindjen e të birit. Zheji vinte nga një familje e shquar në botën e artit dhe letrave. I ati Petro Zheji, i përkiste plejadës si përkthyes e dijetar, ndërsa e ëma, Besa Imami, ishte aktore. Artur Zheji studioi për regji, e më pas punoi si dramaturg. Në vitet e para të demokracisë punoi në median italiane, për t’u rikthyer gjatë...