Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Motrat humbin jetën në aksident, arrestohet shoferi, ishte i dehur dhe bëri parakalim të gabuar
Dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeç janë viktimat e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e të dielës në aksin Sarandë-Delvinë. Dy vajzat po udhëtonin nga Delvina në drejtim të Sarandës kur 23-vjeçari Kevin Nora që drejtonte një “Audi”, u doli përballë në korsinë e tyre dhe u përplasën ‘kokë më kokë’. Aksidenti rezultoi fatal për dy motrat të cilat humbën jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa pasagjerja 24-vjeçare Antonela Zhupa që ishte në makinë me to ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu Kevin Nora, që po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës rezulton se ka qenë i dehur në timon pas dy testeve të kryera nga policia në vendngjarje dhe për këtë arsye tashmë është vënë në pranga. Kevin Nora...