Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Homazhet për Artur Zhejin/ Aktorja Bulku: Të deshëm dhe të duam shumë! Timo Flloko i prekur: Ike shumë shpejt!
Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit, publicistit Artur Zhejit. Personazhe publike, të media por edhe të kinemasë kanë marrë pjesë në homazhe. Aktorja e mirënjohur, Rajmonda Bulku, e prekur nga ndarja e mikut të saj, Artur Zheji, ose ashtu siç ajo e thërriste ”Tur”, ka mbajtur një deklaratë të shkurtër për media. “Lindi nga dy prindër me shpirt të lirë, nga atdhetarë, nga një artiste të mrekullueshme Besa Imami dhe Petro Zheji, mendje ndritur, i njerëzve të shquar shqiptarë. Lindi i lirë nga këta të dy, lindi i mençur, i kulturuar. Luftoi tërë jetën e tij për të thënë fjalën e drejtë, të mençur. Elokuenca e tij ishte e jashtëzakonshme dhe e pa krahasuar. Do na mungojë shumë, shumë… jo vetëm ne që e...