Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Koleksion” armësh të fshehura në shtëpi, arrestohet 19-vjeçari në Laç
Është arrestuar një 19-vjeçar në Laç, pasi iu gjetën armë në banesë. Sipas uniformave blu, në pranga ra shtetasi me iniciale E.Z., banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Njoftimi: Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Arka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata. Vihet në pranga 19-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij, në Laç. Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Komisariati i...