Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Itali/ Arrestohet në Itali shqiptari që zhvaste fermerin me kërcënime dhe pagesa mujore deri në 4 mijë euro
Një shqiptar 30-vjeçar u arrestua ditë më parë nga Policia e Raguzës në Itali, pasi u denoncua nga ish-pronari i tij, fermer në zonë, se e zhvaste nën kërcënim prej dy vitesh me shuma nga 1400-4 mijë euro pothuajse çdo muaj. Herë pas here shqiptari, ish i punësuar në fermë, e kanoste për pagesa me telefonata dhe nëse nuk paguante, do i bante keq atij dhe do i shkatërronte makineritë. Gjithashtu e paralajmëronte që të mos denonconte, por në mes të muajit gusht, fermeri iu drejtua oficerëve për ndihmë. Policia italiane ka zbardhur edhe momentet e operacionit dhe të arrestimit të shqiptarit. Kësti i fundit që do paguhej ishte 1400 euro. Operacioni u krye me dorëzim të kontrolluar, në një prej lokaleve të njohura të zonës. Në momentin...