FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky është 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat

FOTO/ I dehur në timon dhe me shpejtësi skëterr, ky është 23-vjeçari që përplasi për vdekje dy motrat

Motrat Dhimaku (viktimat) dhe 23-vjeçari që shkaktoi aksidentin TIRANË- Personi që shihni në foto, është Kevi Nora, 23-vjeçari i cili shkaktoi aksidentin tragjik ku humbën jetën dy motrat Dhimaku 20-vjeçe dhe 22-vjeçe. 23-vjeçari u arrestua ditën e sotme nga policia për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Kevin Nora Kevin Nora po udhëtonte me një mjet tip "Audi", i cili në gjendje të dehur dhe me shpejtësi skëterr ka kryer manovrën e parakalimit të gabuar duke u përplasur kokë më kokë me mjetin tip "Lancia" ku udhëtonin dy motrat dhe shoqja e tyre. Përplasja ka rezultuar fatale për dy motrat Rozina dhe Elvisa Dhimaku, të cilat humbën jetën në vendngjarje, ndërsa shoqja e tyre Antonela Zhupa, ka mbetur...