Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Biznesi është i keq”, si po e dëmton lufta tregtare provincën ekonomike kryesore të Kinës
Gjatë periudhës së lulëzimit të prodhimit me kosto të ulët në Kinë, qyteti Houjie ishte i njohur për këpucëtarët e tij dhe jetën e zhurmshme të natës që ofronte për mijëra blerës vendas dhe të huaj që e vizitonin çdo vit. Si shumë qytete të tjera në provincën e Guangdongu-t, edhe Houjie lulëzoi pasi Kina u bë fuqia kryesore eksportuese në botë, dhe kjo provincë jugore u shndërrua në një fushë prove për kapitalizmin dhe investimet e huaja, si shtëpia e zonave të para speciale ekonomike të vendit. Por tani sipas banorëve shumë prej fabrikave të saj janë bosh, dhe restorantet e biznese përreth po vuajnë, ndërsa tensionet tregtare të shkaktuara nga presidenti amerikan Donald Trump po përkeqësojnë rënien strukturore të prodhimit me kosto të...