Izraeli godet spitalin e Gazës, 15 të vrarë, mes tyre 4 gazetarë

Izraeli godet spitalin e Gazës, 15 të vrarë, mes tyre 4 gazetarë

Izraeli ka sulmuar spitalin “Nasser” në Gaza të hënën. Si pasojë e sulmeve të paktën 15 persona u vranë, përfshirë 4 gazetarë, thanë zyrtarët palestinezë të shëndetësisë. Gazetarët e vrarë janë identifikuar si Hossam al-Masri, fotoreporter me agjencinë e lajmeve Reuters, Mohammed Salama, fotoreporter me Al Jazeera, Mariam Abu Daqa, gazetare me disa media, përfshirë The Independent Arabic dhe Associated Press dhe Moaz Abu Taha, gazetar në rrjetin NBC. Më shumë se 240 gazetarë palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit në Gaza që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinezë. Sipas Al Jazeera, forcat izraelite lëshuan një dron me eksploziv, i cili goditi çatinë e spitalit Nasser, ku u vra të paktën një gazetar. Ekipet e mbrojtjes civile shkuan...