Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Motrat Dhimaku humbën jetën në lule të rinisë, 23-vjeçari me “Audi” i dehur, vihet në pranga! 24-vjeçarja e plagosur në gjendje të rëndë
Elvisa Dhimaku, 22 vjeç dhe Rozina Dhimaku, 20 vjeç (motra) humbën jetën në lule të rinisë si pasojë e një aksidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Sarandë-Delvinë. Antonela Zhupa, 24 vjeç, e cila ndodhej në makinë së bashku me motrat Dhimaku mbeti e plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë lokale, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15. Makina tip “Lancia” e drejtuar nga Ela Dhimaku, u përplas me një mjet tip “Audi”, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevin Nora. Kevin Nora është arrestuar nga policia, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur. I riu akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “23-vjeçari, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në...