Sherr në familje, vëllai godet me thikë vëllanë! I plagosuri e ‘mbron’ para policisë, e pësojnë të dy

Sherr në familje, vëllai godet me thikë vëllanë! I plagosuri e ‘mbron’ para policisë, e pësojnë të dy

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta. I dëmtuari, pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë; Top Channel