Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lapaj heq dorë nga mandati i deputetit, kërkon që në Kuvend të shkojë kushërira e tij
adriatik lapaj-kleana xhuveli TIRANË- Kolegji Zgjedhor shqyrton sot kërkesën e Adriatik Lapajt për mandatin që koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” fitoi nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por, duket se Lapaj ka ndryshuar mendje dhe tashmë nuk e kërkon mandatin për vete, por për kushërirën e tij Kleana Xhuveli. Mësohet se Lapaj ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i KQZ-së që mandati t'i jepet Xhuveli, e cila ishte renditur e katërta në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës. Po ashtu, Lapaj ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KAS-it, i cili e kaloi te e para në listë, Ana Dajko. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i vetëm i fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet në qarkun e Tiranës, t'i kalonte të...