13 vite nga vdekja e Neil Amstrong, njeriut të parë që zbarkoi në hënë

13 vite nga vdekja e Neil Amstrong, njeriut të parë që zbarkoi në hënë

Sot, janë shënuar 13 vite nga vdekja e astronautit amerikan Neil Amstrong, shkruan KultPlus. Ai ishte njeriu i parë i cili zbarkoi në planetin e hënës. Neil Alden Armstrong ka lindur më 5 gusht në Wapakoneta të Ohios. Më 16 korrik 1969 zbarkoi në Hënë me anë të anijes kozmike Apollo 11. Me të shkelur në sipërfaqen e Hënës, fjalët e para të Neil’it ishin: “ky është një hap i vogel për mua, por një hap i madh për njerëzimin” (That’s one small step for a man, one giant leap for mankind). Ka bërë fluturim 78 orë mbi Korenë, si pilot i Forcave Detare. Në vitin 1971 u largua nga NASA dhe filloi të punojë në Universitetin e Cincinnati’t. Deri në vitin 1979 vazhdoi në këtë Universitet si Profesor i Inxhinierisë së Hapësirës Ajrore....