Ofensiva në Gazë, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite: Ka një marrëveshje për pengjet, vendimi është në dorën e Netanyahut!

Ofensiva në Gazë, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite: Ka një marrëveshje për pengjet, vendimi është në dorën e Netanyahut!

Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), gjenerali Eyal Zamir, ka deklaruar se ekziston një marrëveshje konkrete për lirimin e pengjeve që ndodhen ende në Rripin e Gazës, por se tashmë vendimi i takon kryeministrit Benjamin Netanyahu. Sipas raportimeve të mediave izraelite, gjenerali Zamir ka theksuar se ushtria ka krijuar kushtet e nevojshme për arritjen e marrëveshjes, dhe se ajo pritet të shqyrtohet nga kabineti i sigurisë në mbledhjen që do të mbahet ditën e martë. Marrëveshja e propozuar është hartuar nga ndërmjetësit rajonalë në Egjipt dhe Katar dhe bazohet në një kornizë të propozuar më herët nga i dërguari amerikan, Steve Witkoff. Kjo marrëveshje parashikon: Një armëpushim 60-ditor; Lirimin në dy faza të afro gjysmës së pengjeve që mbahen nga Hamasi;...