Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Sot i jepet lamtumira e fundit Artur Zhejit! Homazhet do të mbahen në Universitetin e Arteve të Bukura
Artur zheji TIRANË- Sot i jepet lamtumira e fundit gazetarit dhe publicistit, Artur Zheji. Homazhet do të zhvillohen nga ora 10:00 deri në 12:00 në ambientet e Universitetit të Arteve të Bukura, duke ofruar mundësinë për miqtë, kolegët dhe qytetarët që ta nderojnë kujtimin e tij. Ndërsa ceremonia private do të mbahet më pas tek ‘Alba 2000’. Artur Zheji do të prehet në Tufinë, pranë të atit, gjuhëtarit të madh Petro Zheji. Artur Zheji njihej si një nga figurat më të respektuara në gazetari dhe publicistikë, me një karrierë të gjatë dhe ndikim në mediat shqiptare. Gazetari Zheji, djali i gjuhëtarit e përkthyesit të njohur Petro Zheji dhe i aktores së njohur Besa Imami, lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai la pas...